Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Ergys Agasi, njeriu më i afërt i Edi Ramës, “ka qenë kryeministri në hije” dhe deklaron më tej se në 15 shtator ai ka regjistruar ndërmarrjen e tij “EA Solutions” me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim.

“Ergys Agasi njeri më i afërt i Ramës në hije, në 15 shtator regjistron ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim, ku, te kopshti privat i Edi Ramës. Këta kanë tejkaluar çdo imagjinatë në vjedhjen e tyre. Shteti ka fonde, por këto fonde do ti kthehen qytetarëve dhe nuk do vidhen siç vidhen sot.”- tha Berisha.

Nga ‘foltorja’ në Manëz, Sali Berisha u shpreh se Ergys Agasi së bashku me Dallëndyshe Bicin kanë grabitur toka.

Sipas tij, zyra e Ergys Agasit ishte si zyrë kryeministrash ku shkonin zyrtarë të lartë nga ministra e drejtorë, deri tek prokurorët dhe gjykatësit. Berisha thekson se ato që kryeministri Rama nuk i bënte më ligj, i bënte me Ergysin në zyrën e tij.

Akoma nuk kanë dalë, ekziston një rrëmbim tokash i Agasit me Dallëndyshe Bicin, zyra e Agasit ishte si zyra e kryeministrit. Shkonin ministra, gjykatës, zyrtarë të lartë shkonin tek ai aty. Agasi ishte kryeministri në hije, ato që kryeministri nuk i bënte më ligj i bënte me Ergysin. Ndaj dhe ne nuk lëshojmë kësaj here. ndaj Rama më mirë të japë vetë dorëheqjen sepse gjithsesi do ikë”, tha Berisha.

Share it :