Berisha “zhvesh” kostumin e politikanit, flet në “Elevate”: Fëmijëria në Tropojë: Lexoja dhe rilexoja Dostojevskin rusisht

Berisha “zhvesh” kostumin e politikanit, flet në “Elevate”: Fëmijëria në Tropojë: Lexoja dhe rilexoja Dostojevskin rusisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, ku këtë herë la mënjanë diskursin politik dhe u ndal te rrënjët e tij personale, duke folur për fëmijërinë, familjen dhe vlerat me të cilat është rritur.

Në moshën 13 vjeçare u largua nga Tropoja për të vijuar studimet në Tiranë, në shkollën e mesme. Si nxënës I dalluar mori bursën në Tiranë në politeknikumin mjekësor.

“Atje kushtet ishin shumë të vështira. Gjej një konvikt që ishte si kazermë e ftohtë ushtarake. Me shtretër e dyshekë kashte. Batanije copë – copë. Shumë nga shokët e mi iknin nga ato kushtet. Në Tiranë më shoqëroi vëllai, I cili ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua’

Ai kujton se për 27 vite kthehej në shtëpi dhe verën e kalonte në Alpe me delet dhe me librat.

Kthehesha çdo verë. 27 vera, përfshi vitet student në universitet dhe asistent fakultet Sali Berisha ishte bari. Unë merrja tufën e deleve e librin. Alpet janë të pafundme. Ne ishim familja patriarkale. Njëri nga kushërinjtë ishte bari i shkëlqyer. Ai e njihte shumë mirë kullotën.
Unë rrija me librin e jo me delet. E ai më thoshtë Sali ti nuk vjen për delet por për librin. E unë i thoja: Po por a vjen ndonjë moshatar I imi me delet. Jo më thoshte. Ky ishte pakti me njëri tjetrin”

Cilat ishin porositë e prindërve?

“Baba gjatë viteve shkollore për cdo sukses kishte një shpërblim. Ose më lejonte të shkoja tek gjyshja”

Tregon se familja kishte besim tek aftësitë e tij dhe kujton se “recitonte ‘Lahutën e Malësisë”.

Përkushtimi për mësimet dhe leximin vijoi dhe në jetën studentore në fakultetin e Mjekësisë.

“Nuk kam pasur vështirësi në mësime. Lexoja dhe më shumë. I merrja shkrimtarët me rrallë. Për një periudhë shkrimtari më i preferuar ka qenë Dosjtojevski, të cilin e kam lexuar dhe rilexuar 12 vëllime rusisht gjatë një viti. Ngaqë isha student në mjekësi mu krijua përshtypja se ne e kuptonim më mirë se të tjerët.

Leximi vijonte të ishte pasioni im kryesor.
Kur e mësuat anglishten?

Anglishten e kam mësuar gjatë fakultetit. Në anglisht e kam ecur më shpejt.
Kur ishte udhëtimi i parë jashtë Shqipërisë?

“Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë e kam bërë në 1977 në Milano. Mora pjesë në kongresin botëror të Arterosklerozës?

Share it :