Paratë i ke tek rruga”/ Berisha: Si u bë Balluku me 300 apartamente dhe 15 supermarkete
Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar hetimet mbi zv/kryeministren Belinda Balluku, teksa është shprehur se të dhënat që kanë dalë deri më tani janë vetëm sipas tij vetëm maja e ajsbergut.
Nga foltorja në Manzë, Berisha shpjegoi se si arrinte Balluku të përfitonte 300 apartamente duke dhënë leje ndërtimi dhe përfituar apartamente në këto ndërtesa.
Ai shtoi, se edhe Edi Rama ka 20-fishin e pasurive që kanë dalë për Ballukun.
“Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm maja e ajsbergut. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i vidhte ajo apartamentet? I jepte rrugën njërit pa ta ndërtuar, jepte leje ndërtimi dhe i thoshte që katet e sipërme ishin të sajat. Paratë i ke tek rruga u thoshte. Pensionistët nuk merrnin dot ilaçet numëronin kafshatën,. Ndërsa ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, 2 jahte ajo. Po Rama sa ka mendoni ju? Ju jap fjalën e nderit që ka 20-fishin e tyre”,- tha Berisha.









