Rënia e e-Albania dhe shteti i shitur i Ramës!

Rënia e e-Albania dhe shteti i shitur i Ramës!

Nga Petrit Vasili

Prej javësh e-Albania është e bllokuar.

Shteti digjital i Edi Ramës ka rënë totalisht për tokë, për turp.

Mijëra njerëz dhe mijëra e mijëra veprime janë bllokuar, megjithëse lidhen shpesh me halle jetike të qytetarëve, por edhe me probleme që lidhen me biznesin.

Asnjë fjalë nga Rama, i cili e di mirë zanatin e llafazanit që sot e kultivon edhe me podcastin e tij mediokër prej të padituri.

Asnjë fjalë nga qeveria që është e mobilizuar vetëm të mbrojë çdo hajdut qeveritar dhe të vazhdojë të vjedhë tenderat e radhës.

Edhe të mendosh sa qindra milionë euro janë dhënë për AKSH-in.

Shteti digjital i Ramës, që demek prodhoi edhe Diellën, është në kaos dhe kolaps total.

Shteti digjital i Ramës i është shitur krimit dhe nuk ka asnjë lidhje me një qeverisje serioze dhe që garanton shërbime për qytetarët.

Shteti digjital i Ramës është pasqyra dhe fytyra e Ramës dhe rilindjes me të gjithë dimensionet e saj: korrupsion, paaftësi dhe dorëzim tek krimi.

Shteti digjital i Ramës është thjesht dhe vetëm një monstruozitet i krijuar për të vjedhur qindra milionë euro fonde publike, për të ngopur me të dhëna patronazhistët për terror elektoral dhe rrëmbim votash, për të ngopur me të dhëna kriminelët që të zhvillojnë aktivitetet e tyre të sigurta e të pashqetësuara, që nga gjobëvënia e deri tek asgjësimi fizik i personave.

Rënia e shtetit digjital të Ramës është prova e investimeve fiktive për propagandë dhe me cilësi mizerabël, ku objektivi i vetëm ka qenë vjedhja e fondeve.

Rënia e shtetit digjital të Ramës tregon se në çfarë humnerë ka rënë siguria kombëtare në këtë vend të NATO-s.

Rënia e shtetit digjital të Ramës është prova absolute se krimi qeveris shtetin, e përdor shtetin, e shantazhon shtetin dhe e vjedh atë pa mëshirë.

Këtë shtet të fëlliqur ngriti Edi Rama në Shqipëri.

Share it :