Berisha: Në Uashington po bien sirenat e alarmit për korrupsionin e Ramës

Berisha: Në Uashington po bien sirenat e alarmit për korrupsionin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit dhe strukturat e partisë në qytetin e Korçës, ku mbajti një fjalim të fokusuar te situata politike në vend dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sipas tij, nga Shtetet e Bashkuara po vijnë “sirenat e alarmit” për korrupsionin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet e saj me krimin.

“Miqtë e mi, ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore.

Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë.

Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit.

Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut. Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit.

Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit.

Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.

Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.

Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s’do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.

Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin.”,tha Berisha.

Share it :