Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda…

Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda…
Nga Basir Collaku

Kongresi Amerikan miratoi një projekt sigurie për rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku përfshiet dhe Shqipëria, për të mbrojtur qytetarët nga qeveritarët e kurruptuar të inkriminuar, ndërtuesit e një ngrehine keqbërëse terroriste. Me emër qeveri. Me lëndë nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, e mjaft qendra narko në Evropën dhe nëpër botë. Në Evropën e rrënuar nga korrupsioni. Shqipëria si laboratori më radikal kriminal e korruptiv me Soros në kurriz. Edi Rama kryepërgjegjës. Një ushtri pas tij e cila nuk ka fund. Shumica në qeli.Të tjerët rrugës për atje. SPAK e BKH, po bëjnë ekstremisht mjaft, duke qenë intensiv në limite profesionale e kohore. Natyrisht edhe me mbështetjen e jashtëzakonshne të partnerëve. Kryesisht Uashingtoni se në Bruksel e tatëpjetë siç është bërë dhe shumë kohë njëlloj mund të jetë.
Është genocid
Siguria Kombëtare në duar horrash e trafikantësh e mafiozësh. Siguria në NATO ka marrë një virus banditesk nga Tirana.
Po përse Presidenti Begaj nuk mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare?
Kur SHBA e bën platformë këtë siguri në Kongres për vete dhe për ne!
E çtë mbledhë ai më parë !?!!
Ai është Këshilli i Pasigurisë Kombëtare më me rrezik që ka pasur vendi nga viti 90 e gjer më sot.
Sepse::
Bajram Begaj
Si President dhe anëtar-kryetar i Këtij Këshilli është ende ne hetim të pambyllur për bazat Detare në Sarandë e në Shëngjin, që po hetohet prej mbi dy vitesh në SPAK
Edi Rama
si KM anëtar i Këshillit të Sigurisë është në hetim bashkë ne Ballukun edhe për AKSHI ku del edhe bashkëshortja Linda, nëpër faqe dosjesh, edhe për Charlin edhe për inceneratorët edhe për pafund procedime.
Albana Koçiu,
Si ministre e brendëshme ka mëkate plot të pasigurta, ku më i fundit është smart city arab një tender 140 nulionë euro, në kahje të kundërt me kërkesat amerikane. Pa lënë postin te shëndetësia për ferrin e onkologjikut
Vlora Hyseni,
shefja e SHISH një dëm tjetër në siguri që nga importi i emërimit dhe anenia informative ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar
Pirro Vengu
Ministri i Mbrojtes, nga Porti i Durrësit për mbetjet toksike me mijëra tonë, trafiku i drogës po në Port, marëdhënie të ngrira me Turqinë e ushtria ende e pa bërë në Greqi si detyrim ligjor në shtetin fqinj..
Ilir Proda,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me telefon të sekuestruar nga SPAK dhe me rrisk të madh për masë sigurie personale.
Niko Peleshi
Si kreu i Kuvendit, vizitor në SPAK me episode të pasqaruara për takimet apo udhëtimet me pronarët e inceneratorëve, histori të vjetra drejtësie me bashkinë
Lamallari
si ministër drejtësie një përçues i tekave ligjore të Ramës në dëm të drejtësisë, duke nisur me përpjekjen për kontrollin e Reformës..
Petrit Malaj
Ministri i financave ende paguan për inceneratorët dhe me transfertat e mëdha monetare publike të ekspozuara frikshëm nga pastrimi në miliarda euro por askund kallzues
Balluku
Krye e pandehura e Transportit dhe energjisë me kërkesë për tu arrestuar në abuzime miliardash euro fonde publike e shunë akuza të rënda penale nga SPAK
Spiropali
Ministresha e Punëve të Jashtme, por ende nuk ka një çështje të mbyllur të bashkëshortit kur ka nisur të thirret në Strukturën e Posapme. Dhe histori të tjera nga doganat.
Me kaq krenohet dhe shpërndante siguri, Gys Agasi dhe krejt koordinatorët e Mafias..
Presidenti ka të drejtë të thërrasë personalitete thotë ligji
Po!
Të thërrasë Klodian Brahon, Kreun. Strukturës së Posaçme, me Prokurorët e çështjeve të anëtarëve në atë takim dhe BKH-në, e t”ia nisin nga kthimi i sigurisë në atë Këshill tmerrësisht të pasigurtë…

Share it :