Drejt 2026/ Shqiperia Digitale e Sateliteve: Vlora tre ditë pa ujë, qytetarët Po qelbemi, Nuk kryejmë dot nevojat jetike

Drejt 2026/ Shqiperia Digitale e Sateliteve: Vlora tre ditë pa ujë, qytetarët Po qelbemi, Nuk kryejmë dot nevojat jetike

Mungesa e ujit prej tre ditësh, ka revoltuar qytetarët e Vlorës, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për higjenën dhe shëndetin.

Ata ngrenë alarmin se mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi dhjetëra shtëpi nuk kanë as ujë të pijshëm as rezerva në depozitat e tyre, duke mos arritur të kryejnë nevojat jetike.

“Rast shumë emergjent dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë cfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, është shprehur një banor për News 24.

Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.

Nuk dihet ende se sa mund të zgjasë kjo situatë, ndërkohë sipas raportimeve në media qyteti mund të mbetet pa ujë edhe për disa ditë të tjera

Share it :