Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës
Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë, kryetari i PD, Sali Berisha akuzuar ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk ka hetuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i AKSHI-t.
Duke e lidhur ngjarjen me rrëmbimin e mëhershëm të Gerond Meçes, Berisha denoncoi dhe rrëmbimin e Daniel Shimës, të cilin e cilëson si ‘pengun e dytë’ të një skeme kriminale të lidhur, sipas tij, me familjen e Edi Ramës.
Berisha: Duke ardhur këtu tek ju po lexoja fatin e pengut të dytë.
Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës.
E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.
Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali.
Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit.
Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.
Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur?
Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, pacaka se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.
Natyrisht, prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë, firmosi moshapjen e hetimeve për personin.
Shikoni pra ku jetojmë.
Dhe ai nuk figuron në dosje fare sepse ai donte më shumë se çdo gjë, më shumë se Gerondi.
Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuar të gjitha abuzimet e qindra milionë eurove nga familja më mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e Europës, familja Rama.
Po!









