Berisha: Përshëndes protestuesit e Vlorës! Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta

Berisha: Përshëndes protestuesit e Vlorës! Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta
Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij drejtuar protestuesve tha se, protestat do të vijojnë si një strategji të pandërprerë të opozitës përballë asaj që e cilëson si një regjim në rënie dhe në shpërbërje.

Duke përshëndetur veçanërisht qytetarët e Vlorës për reagimin e tyre ndaj krizës së furnizimit me ujë, Berisha ka theksuar se pakënaqësia qytetare po shtrihet në mbarë vendin dhe se shqiptarët, sipas tij, janë të vendosur të ndahen sa më shpejt nga kjo qeverisje.

Berisha: Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta.

Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt.

Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti.

Iu garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë.

Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj.

Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është më e madhe se e të gjitha armëve.

Se ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur dhe fitojnë.

Se këtij regjimi, çdo ditë dhe çdo orë që kalon, ky regjim është në shkërmoqje, është në kalbëzim dhe në rënie.

T’i përshëndesim bashkërisht qytetarët e Vlorës.

5 ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje, në videot e shumta që qarkullojnë, rikthyen kur vetëm pak muaj më parë drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit se këta rrinë tre ditë pa ujë dhe një telefon nuk e bën njeri për të shprehur shqetësimin.

Në fakt drejtori tha një të vërtetë, nuk gënjeu.

Por ja që kohërat ndryshojnë.

Ja që dje, qytetarët e Vlorës ua zunë kafshatën e galasë në fyt dhe i zunë hajdutët nga salla ku festonin.

Ja që sot përsëri të rinjtë e Vlorës, qytetarët e Vlorës mbushën sheshin dhe bënë përgjegjëse Edi Ramën dhe qeverinë për situatën e tyre dramatike.

Por si Vlora probleme të tilla ka gjithë Shqipëria. Ndëshkime qeveritare ka gjithë Shqipëria.

Imagjinoni pak, banorët më të varfër të Shqipërisë, banorët e Hasit, Tropojës, Kukësit, për të ardhur në kryeqytetin e tyre duhet të paguajnë 20 përqind të pensionit. Duhet të paguajnë taksën në Kalimash, taksën në Thumanë. Në mënyrën më brutale, më të padrejtë.

Mendoni pak banorët e Elbasanit.

U shpua mali i Kërrabës, ndërkohë Elbasani është më afër se Kombinati, një lagje e Tiranës.

Por jo, sepse bajpasi, mungesa e tij, u ka rikthyer atyre atë kohë që u merrte qafa e Kërrabës.

Po pse?

Sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen.

Sepse Greqia jo para 4 vitesh, jo para 3 vitesh apo 10 vitesh, po këtë vit ka prokuruar autostradën Janinë-Kakavijë, 6 korsi të standardeve evropiane, 4 milionë euro kilometri, kundrejt 17, 22 milionë euro kilometri, rrugët e florinjta të Edi Ramës dhe Lubisë.

Share it :