Shkullaku: Shteti i është dorëzuar një organizate kriminale. Rama nuk duhet të jetë më në atë zyrë

Shkullaku: Shteti i është dorëzuar një organizate kriminale. Rama nuk duhet të jetë më në atë zyrë

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka bërë një analizë të thelluar për situatën politike dhe të drejtësisë në Shqipëri, pas skandalit Balluku-AKSHI.

Shkullaku theksoi se, sipas perceptimit të tij dhe opinionit publik, nuk jemi më në rastin e përpjekjeve për të ndërtuar një shtet ligjor. Ai argumentoi se i gjithë shteti, nga shërbimi informativ, policia, kryetarët e bashkive, parlamenti dhe qeveria, i janë dorëzuar organizatave kriminale.

Ai solli shembuj konkretë: ministra të kapur në korrupsion në nivele të larta, policë dhe prokurorë që veprojnë sipas interesave të bandave, dhe kryeministri që ka kontakte me figura të dyshuara për krim të organizuar.

Shkullaku theksoi se roli i tij si gazetar është të sjellë opinionin publik dhe të nxisë debat, edhe pa pritur vendime gjykatash, duke theksuar se problemi nuk është vetëm ligjor, por shoqëror dhe politik.

Sipas tij, Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk duhet të jenë më në zyrë, pasi janë të kapur në skandale dhe afera korruptive të mëdha.

‘Çështja është që, siç e shoh unë të paktën dhe duhet të ndajmë mendjen njëherë, ne, ne që jemi pjesë e opinionit publik. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtet ligjor, i cili ka dështuar 30 vjet. Këtu jemi në rastin ku shteti i është dorëzuar një organizate kriminale. Pra, këtu nuk po diskutojmë me si veprojnë institucionet, a ka check and balance, se kjo ka vdekur ka kohë.

Dhe e thashë që në fillim, që ne këtu jemi për të dhënë opinionin tonë. Në qoftë se mua do më votojnë për gjyqtar, do flas kështu si ju. Pra do them do shikojmë provat kur të kemi, unë po flas si gazetar dhe po them si gazetar që këtu nuk jemi më në rastin e përpjekjeve për të ndërtuar një shtet ligjor, i cili është problem dhe në vendet me demokraci të zhvilluar. Pra, a kanë pushtetet pavarësi nga njëri-tjetri, a është parlamenti noter i ekzekutivit apo jo, a funksionon vetë, a kemi media të kapur apo media të lira e të tjerë e të tjerë. Ne këtu po diskutojmë që i gjithë shteti, pra nga shërbimi informativ tek policia, tek kryetarët e bashkive, tek parlamenti, tek qeveria i është dorëzuar një organizate kriminale. Pse e them unë këtë dhe nuk pres që këtë të ma thotë gjykata me ndonjë vendim.

Çështja është që unë po them që këtu kemi shtetin i është dhënë një organizate kriminale. Biem dakord ne këtu pa pritur vendim gjykate që shteti është dorëzuar.

Pse e them unë këtë? Sa kryetar bashkie, sa deputetë kanë qenë pjesë e krimit të organizuar. Ministra që janë kapur korrupsion në niveleve të larta e të tjerë e të tjerë.

Kemi raste ku policia e shtetit, prokurorë, gjyqtarë nxjerrin në pritë të njërës bandë anëtarët e një bande tjetër. Kemi raste ku kryeministri vlen, vetë flet me banditë dhe thotë, ç’punë kam unë sa njerëz marrin në telefon. Kemi rastin ku një person i denoncuar nga numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj thotë, ky në zyrën e Edi Ramës, në zyrën e tij, ky koordinon gjithë krimin e organizuar. Dhe na del që qenka e vërtetë, edhe kjo. Pra në këtë rast ne kemi dhe kjo duhet të na shqetësojë ne, që gjithë shteti i është dorëzuar, pra nuk kemi më këtu idenë si do përmirësojmë shtetin ligjor. Këtu kemi idenë që shteti na është marrë peng nga të gjithë. Vijmë te elementi i dytë.

A është kjo drejtësia për të cilën ne kemi ëndërruar që thoshim që duhet ta mbështesim e të tjerë e të tjerë? Unë nuk kam qenë te kjo pjesë. A mundet, a është normale që ti me kartona dhe me dhunën e mazhorancës t’i thuash SPAK-ut unë nuk ta jap? A është normale ti në cilësinë e kryeministrit t’i bësh presion, ta quash grusht shteti edhe Republikë prokurorësh, këtë që po bën SPAK-u? Unë po të isha dashnor i SPAK-ut do thoja, ky kryeministër e ka kryer misionin e vet, edhe një gjë që unë u përpoq të bëj e të tjerë e të tjerë, ky e bllokoi kur i erdhi te oborri i vet.

Kalojmë te pjesa e tretë që prapë na takon neve them unë. Në çdo vend normal ne dimë, lexojmë mediat e botës, të Evropës, jo kjo që ka ndodh këtu, po një element sado i vogël që një ministër dyshohet se ka dhënë një ryshfet diku apo ka ngrënë një darkë me një shishe verë të shtrenjtë që e ka faturuar tek faturat e ministrisë.

Ngrihet gjithë media e atij vendi dhe fillon hulumtimi. Kur ka qenë? Me kë ka qenë? Po kush është biznesmeni që i ka dhënë shishen e verës? Për çfarë lidhjesh ka? Pra, sot, kur ka kaluar gjithë kjo kohë, të gjitha mediat duhet të hapeshin me këtë gjë.

Kush është Belinda Balluku?

Çfarë lidhjesh ka me këtë biznesmenin? A ka qenë me atë në filan vend? A ka vajtur në Fier? A ka blerë votat me këtë? A ka marrë këtë? Kush është Ergis Agasi? Deri ku ka vajtur kapja e shtetit? Deri ku ka vajtur penetrimi i mafias? Edhe, a mund të rrijë Edi Rama në detyrë?

Dhe kjo është pyetja që unë ia bëj vetes dhe mendoj që kjo është tema. Sipas perceptimit që kemi ne për demokracinë.

Dhe po them që secili nga ne, gjëja e parë që do i thotë publikut është, ore, a është normale që Edi Rama të qëndrojë në zyrë? Kemi ne një përgjigje për këtë? Unë kam. Nuk e di a keni ju.

A është normale që të qëndrojë Belinda Balluku në zyrë? Unë kam një përgjigje, ju ndoshta s’keni.

A është normale që mbasi kapet gjithë shteti në zyrën e një personazhi botës, s’ja di emrin si doni, se as nuk e njoh se kush është. Ne vazhdojmë, ne të vazhdojmë të flasim që, shiko se fakti këtu e ka investigon, fraksioni ka, gjyqësori.

E kam, e kam për të gjithë, nuk kam, e kam për të gjithë. Mediat hapen, Edi Rama tha. Media duhet të hapej me atë që ka ndodhur, deri ku ka penetruar krimi në këtë shoqëri. Kaq.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

Share it :