Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK

Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK

Eksperti i IT, Erion Demiri, ka deklaruar se pas hetimeve të pritshme nga SPAK për rrjedhjen e informacioneve nga e-albania, që kanë ndodhur vitet e fundit në sistemin e AKSHI-t, mund të ketë zhvillime të fuqishme.

I ftuar në News 24, Demiri u shpreh se problematika nis që nga vetë modeli i menaxhimit të të dhënave, duke e cilësuar gabim centralizimin e informacionit të institucioneve shtetërore në një institucion të vetëm, si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas tij, një nga sulmet kibernetike më të mëdha ka ndodhur në verën e vitit 2022, por theksoi se ngjarje të tilla duhet të hetohen në mënyrë të thelluar.

Duke folur për përdorimin e të dhënave personale, Demiri tha se ka pasur diskutime të shumta për shfrytëzimin e tyre në fushata elektorale dhe se, sipas tij, është e pamundur që këto veprime të jenë kryer nga një individ i vetëm, pa dijeninë e strukturave drejtuese.

“Ajo që është diskutuar shpesh ka të bëjë me të dhënat që përdoreshin në fushata elektorale, por patjetër nuk mendoj se ka dyshim se këto gjëra janë bërë nga një njeri i vetëm pa dijeninë e pjesës drejtuese”, u shpreh eksperti i IT, Erion Demiri.

Share it :