2026 nisi me fatkeqesi/ Foto/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjirokastër
Martin Dulaj, Axhelo Ruçi dhe Klejdi Myftari janë tre të rinjtë që humbën jetën në orët e para të vitit 2026, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:18 të datës 1 janar ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.









