Vrau gruan, më pas veten, detaje nga krimi i rëndë në familje në Orikum
Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Orikumin, ku një grua 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, me shenja dhune.
Sipas burimeve të A2 CNN, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre dhe më herët kishin qenë drejt divorcit. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ndërsa mësohet se ata janë prindër të dy djemve të rritur.









