Zyrtari që la Vlorën 5 pa ujë emërohet drejtor i UKT-së Tiranë

Zyrtari që la Vlorën 5 pa ujë emërohet drejtor i UKT-së Tiranë

Flauers Shoshi është shkarkuar këtë të hënë nga posti i drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Vendimi është marrë nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka vendosur transferimin e Shoshit në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT).

Flauers Shoshi u bë i njohur për opinionin publik gjatë krizës një-javore të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës, ku mijëra banorë mbetën pa ujë për disa ditë radhazi.

Gjatë protestës së qytetarëve, Shoshi deklaroi se as ai vetë nuk ishte larë, pasi kishte qenë gjatë gjithë kohës në terren duke punuar për zgjidhjen e situatës, një deklaratë që shkaktoi reagime dhe kritika të shumta.

Share it :