Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se po përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Sipas Bardhit nuk ka asnjë arsye apo alibi që Peleshi të mos thërrasë Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ai thekson se Peleshi nuk mund të tallet me Kuvendin dhe të bëhet ushtar i Ballukut, edhe pse sipas tij, ajo e ka ndihmuar që ai të jetë kryetar i ri Kuvendit.
“Ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin, ai nuk merr urdhra nga të korruptuar. Ai nuk është ushtar i Ballukut, edhe pse ajo e ka ndihmuar që ai të jetë kryetar i ri kuvendit, sepse ka qenë zgjedhje e saj personale.
Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 mld euro”, tha Gazment Bardhi.









