Berisha: Këshilli i Mandateve i hoqi sot mandatin Lubisë, mbledhja ishte plotësisht e vlefshme!
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Këshilli i Mandateve i ka hequr sot mandatin Ballukut dhe se mbledhja ka qenë plotësisht e vlefshme.
Ai paralajmëroi se Niko Peleshi do të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo pengesë që mund të sjellë në këtë proces. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën për zvarritje dhe përpjekje për të fshehur dokumente, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë.
“Sot, de facto, Këshilli i Mandateve i hoqi mandatin Lubi Ballukut.
Mbledhja është plotësisht valide.
Do të bëhet përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës për çdo pengesë që do sjellë Niko Peleshi.
Edi Rama pretendon për tre javë dhe se nuk kanë lexuar dosjen në një kohë kur Pamela ka lexuar dosjen dhe videot, jo vetëm mesazhet.
Po, po, se duhen thënë të gjitha gjërat ndonjëherë.
Po, se këta tejkalojnë çdo gjë vije të kuqe, janë të pacipë, tejkalojnë çdo kufi.
Ç’do të thotë ajo nuk i kemi lexuar?
Çfarë nuk ka lexuar? Ajo ka marrë motrën avokate.
Çfarë ka mbetur pa lexuar aty?
Por ka ngelur vetëm koha që u duhet për të shkatërruar qindra e qindra dokumente.
Kjo po ndodh para syve të shqiptarëve, kjo po ndodh para syve të komunitetit ndërkombëtar të gjithë Europës dhe botës.
Po ndodh një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.
PD do t’i përgjigjet me të gjithë forcën kësaj situate si me rrugë ligjore, ashtu edhe me protesta të fuqishme të ligjshme”, u shpreh Berisha.









