Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë vetëm maja e ajsbergut

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë vetëm maja e ajsbergut

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në intervistën e tij të 4-të ka bërë të ditur se apartamentet e Ballukut, dosja e AKSHI-t, dhe dosjet e tjera, janë vetëm maja e ajsbergut të krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë-organizatës kriminale të tij.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, dua të na sqaroni statusin tuaj njëherë. Tani dua të vazhdoj me dosjen time dy sekonda.

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Tani s’dua t’i lodh shqiptarët se…

Çim Peka: Para se të flasim për dosjen. Ka pasur një kërkesë të re pra për ekstradimin tuaj?

Arben Ahmetaj: Jo, e ka vetëm në zemër dhe në mendje kreu i organizatës dhe Dumani. Këta kanë bërë dy herë kërkesë. Pra, si rrallë herë. Kanë bërë kërkesën e parë në mënyrë urgjente në 18 gusht të vitit 2023. Domethënë, fiks 32 ditë pas urdhrit të arrestit të kërkuar nga kreu i organizatës dhe të plotësuar me shumë dëshirë dhe me vullnet politiko-personale, siç e thotë e kam personale, nga zoti Dumani. Ka pasur një kërkesë të dytë, me një kërkesë asistence ndërkombëtare, personin që do gjeni ndonjë gjë këtu, ndonjë llogari, ndonjë pronë, ndonjë Bitcoin, gjithandej kanë, kanë shkuar, kanë investiguar fëmijët e mi në Londër.

Share it :