Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat

Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat

Partia Demokratike e ka cilësuar si precedent të rrezikshëm, zvarritjen e procesit të imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.

Këtë të hënë u njoftua se Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 28 janar ora 12:00, ndërkohë që PD, argumenton se janë plot 6 javë që nga kërkesa e SPAK dhe kjo zvarritje i ka dhënë kohë Ballukut të prishë provat.

Sipas Gazmend Bardhit kjo është një shkelje e rregullores, e bërë me urdhër të Edi Ramës.

“Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës. Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve”,- shkruan Bardhi ndër të tjera.

Share it :