AKSHI sfidon hapur SPAK/ Tender 2 milionë euro biznesmenit që konsiderohet ‘truri’ i parkut fantazmë Durana!

AKSHI sfidon hapur SPAK/ Tender 2 milionë euro biznesmenit që konsiderohet ‘truri’ i parkut fantazmë Durana!

 

Një nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur që të fitojë një tender të majmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e AKSHI-t dhe vetë parkun në Xhafzotaj të Shijakut. Bëhet fjalë për Armand Sharan, që konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i cili me manovra tepër të dyshimta, megjithëse emri i del në të gjitha çështjet, vijon të fitojë miliona euro.

 

 

Ai është kthyer në “skenën e krimit”, pasi tenderi kësaj herë u zhvillua nga AKSHI, drejtuesit e së cilit janë nën hetim, madje drejtoresha Mirlinda Karçanaj, po hetohet me masën e sigurisë arrest shtëpie. Por, skandali thellohet më tej për shkak se Shara e ka fituar tenderin po në mënyrë fiktive, pasi s’ka pasur garë. Në procedurë futi emrin një kompani, por në fund nuk dha ofertë, duke ngritur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe askush nuk guxon që t’a konkurrojë.

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

AKSHI sfidon hapur SPAK-un, i jep tender 2 milionë euro biznesmenit Armand

Faksimile: Tenderi i finalizuar ditët e fundit nga AKSHI për t’i dhënë plot 2 milionë euro firmës së biznesmenit Armand Shara

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, AKSHI ka shpallur ditët e fundit fituesin e tenderit me objekt “mirëmbajtja e sistemit e-receta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj dhe bën fjalë për shërbim mirëmbajtje. Fondi limti i procedurës ishte 211 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro.

Kriter për fituesin e kësaj procedure ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, teksa në procedurë mori pjesë operatori ekonomik “NAOL” shpk. “Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion në sistemin e  prokurimit” thuhet në dokumente. Pra, emri është futur krejtësisht formal, për t’a bërë të ligjshëm tenderin dhe për të thënë se “ishte më shumë sesa 1 firmë”. Dyshimet janë të mëdha, pasi si ka mundësi që një firmë tërhiqet dhe s’bën asnjë ofertë? Është kamuflim apo frikë nga Shara?!

 

Share it :