Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Bërdicë të Shkodrës. Sipas të dhënave të para mësohet se i plagosur ka mbetur Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Emiljano Gjergji.
I plagosur është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.