Protesta kundër aferës korruptive në bashkinë e Tiranës duhet të jetë pakthim

Nga Ndriçim Kulla:

Skandalet e korrupsionit duket se nuk kanë as përmasë dhe as fund në këtë vënd.

Ato çuditërisht  shtohen sa herë denoncohen publikisht nga opozita dhe gazetarët investigues.

Kemi mbërritur në një moment të frikshëm ku  fenomeni i tyre po i ngjason vrimave të zeza  dhe ky shembull po na tmerron, sepse brenda vorbullës së tyre mund të rrufitet gjithë e ardhmja e prespektivës sonë.

Çfarë duhet të bëjmë në vazhdim për ti ndaluar dhe të themelojmë një moment shtetin e së drejtës, pa krrupsion, vjedhje dhe me drejtësi shoqërore?

Duhet të ketë patjetër një kthesë historike rreth këtyre ngjarjeve, të cilat jo vetem që do fillojnë të ndryshojnë perceptimin e njerëzve mbi zyrtarët e korruptuar të instucioneve që po na pinë gjakun, por edhe për fillimin e ndryshimit të realitetit të zymtë që po mbretëron.

Mua si qytetar më duket e pabesueshme që kryebashkiaku i Tiranës të mos jap dorëheqjen dhe SPAK të mos fillojë hetimet për ferën korruptive në bashki.

Kjo do të thotë se pandëshkueshmëria ka prek fundin.. Atëhere i bie që ndërmjet Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme të ketë një kompromis të errët që çfardo që të ndodhë me paratë e këtij populli të varfër, drejtuesit më të pushtetshëm nuk do preken. Do hetohen dhe gjykohen vetëm bedelat dhe njerëzit e nivelit më të ulët

A thua i kanë dhënë vetes superstatus për të mos u prekur kurrë?!

As mos të na shkoj ndërmend se SPAK do marri nën hetim Edi Ramën ose drejtuesin e Bashkisë Tiranë, për skandalet apo problemet dramatike që kanë me ligjin. Kjo nuk ndodhi me inceneratorët që përfaqesonin shuma qindra milionshe të këtij buxheti modest me një popullsi të mbetur një milion e gjysëm banorë.

Kjo nuk ndodhi në superskamdalin ndërkombëtar McGonigal, ku indiciet vinin dretëpërdrejt prej gjykatave të forta amerikane.

SPAK-u nuk bëri qoftë edhe një letër porosi për të filluar një hetim të detyrueshëm për skandalin.

Unë nuk pres që këtë ta konfirmojnë modelet gazetareske që sillen si lëpirës të vërtetë të pushtetit për punët e tyre.

“Njeriu është qenie shoqërore për natyrë, por antishoqërore për ves”-

thotë  Shën Agustini në veprën e tij ‘Qyteti i Hyjit’.

Korrupsioni si ves për të cilat e ka fjalën   shenjëtori apo tjetërsimi, është dukuri gjatë së cilës një element apo veti e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër ku të shpien në shpërfytërim njerëzor.

Ku qëndron shfrytëzimi shoqëror që duan të na e heqin nga mëndja mbështetësit e regjimit,  duke e relativizuar në humbëtirat e kotësisë së arsyetimit të tyre. Ja vlen që dëmi të konkretizohet duke u arsyetuar.

Janë shumë e madhe të grabiturat nga buxheti i shtetit që janë vjedhur pa ndrojtje fare ditën me diell me shkresa të firmosura nën hundën e titullarit të bashkisë Tiranë.  Rreth 50 milionë të ponderuara vëtëm për këtë aferë.

E tmerrshme si po kërcet hajnia! Edhe sikur Bashkia Tiranë të notonte në pafundësi parash mungesa e kësaj shume të konsiderueshme do ndjehej. Faktin që nuk e kanë ndjerë tregon jo vetëm papërgjeshmërinë për detyrën, ku ato para duhej të ishin në shërbim të një investimi të munguar, por edhe paaftësinë e thekur për të bërë detyrën që ky krim korruptiv duhet ndaluar.

A nuk është shrytëzim i organizuar shoqëror ky që duhet hetuar?

Po inceneratorët, që janë një shumë e paimagjinueshme për financat tona të dobëta buxhetore? Shumfish i aferës së ditës, të 5 D të Bashkisë Tiranë, me lekët e të cilave televionet dhe shtypi kryesor proqeveritar grinë sallat pro qeverisë, hesht në mbrojtje të pushtetit, ose  bëhet zdhënës i interesave të këtij pushteti.

Mua dhe kolegëve të mi krijues prej këtyre skandaleve kleptokrate na mungojnë investimet për kulturën, për idetë, për librin, për trashëgiminë kulturore, për lexuesit që janë zhdukur nën pakujdesin totale të shtetit.

Arsimit i mungon gjithçka, që nga reformat  petagogjike, trajtimi financiar i mësuesëve deri tek mirëmbajtja e shkollave.

Mjekëve, infermierëve dhe pononjësve të shërbimit shëndetësor ju mungon gjithë sistemi dhe prandaj ata ja mbathin.

Ky regjim e ka seriozisht marrezinë e tij dhe duket se e ka të planifikuar ta ruaj me forcë  skllavërinë tonë.

Çfarë duhet të bejmë më tej, të shikojmë qiellin dhe të pranojmë fatin e padrejtësisë?

SPAK po çimenton kulturën e paligjëshmërisë duke shpurë në një nivel shumë të lartë.

Ule e ul kokën ku do shkojmë? Në skllavëri jemi, derisa edhe na shfrytëzojnë dhe nuk na japin as llogari për shumat marramëndëse që na vjedhin.

Por edhe skllaveria ka një limit.

Jemi dëshimtarë se i kemi konsumuar të gjitha llojet e reagimit me protesta, me denoncime me propagandë, me bojkote me çfardo.

Por këta janë vetëfortifikuar, dhe kanë ndërtuar një regjim ku drejësia e re me në krye SPAk janë kalaja mbrojtëse.

Dita e protestës të enjten duhet të jetë vërtet e madhe, e pathyeshme, por ndryshe nga të tjerat duhet të bëhet e pa kthyeshme  .

Ndryshimi duhet të qëndroj tek vazhdimësia e protestës. Kjo protestë ka arsyen që të kthehet në protest pakthim. Në mos kjo, protesta tjetër e radhës para bashkisë. Eshtë një moment për ta bërë këtë dhe ky është momenti.

Litari midis drejtësisë që kërkon ligjëshmërisht nga opozita dhe padrejtësive që bën regjimi është mjaf i tendosur. Ne duhet të tregohemi këmbëngulës dhe ta tërheqim derisa ta këputim. Atëhere do shikojmë SPAK-un të vrapoj të bëjë detyrën.Vetëm raporti i forcës u prinë ndryshimeve të tilla. Dhe ne e kemi këtë forcë sepse kemi padrejtësit e mëdha të zemërimit  dhe diskriminimit mbi supe.

Ata kanë vërtet pushtetin, gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës, prangat , ndalimet, përndjekjet, gënjeshtrat, shtypin e blerë, por këto shkrijnë në moment nëse ne barazojmë    jetën tonë me lirinë që na kanë rrëmbyer.

 

Share it :