Ushtria izraelite njoftoi se kishte kryer një sulm në një kompleks të madh të lëvizjes militante Hezbollah në zonën e Rihanit të Libanit jugor.
Sipas deklaratës, kompleksi i sulmuar i Hezbollahut përfshin disa ndërtesa dhe një post ushtarak, transmeton “Times of Israel”.
Sulmi i ushtrisë izraelite u krye pas sulmit të mbrëmshëm të Hezbollahut, i cili lëshoi dhjetëra raketa në veri të Izraelit.
Në një deklaratë të Hezbollahut, i cili mori përgjegjësinë për lëshimin e raketave, thuhet se dhjetëra “kachus” janë lëshuar në pozicionet e artilerisë së ushtrisë izraelite në veri të Izraelit.