Në dosjen e klasifikuar sekret del në pah fakti se ndërhyrja ne sistemin tims do të kryhej që në muajin korrik.
Sipas dëshmisë së një specialisti në sektorin e Serverave, që prej muajit maj ai tregon se është i punsuar në DTI.Në këtë sektor ai ka për detyrë të adminstrojë serverat dhe problematikat që ato kanë.
Në materialin e siguruar nga gazetari i OraNews Edison Vatnikaj thuhet se ai ka treguar se ka kompetenca të plota në fshirje, shtim, dhe korrigjim të të dhënave, dhe të gjitha këto bëhen në bazë të një procedure standarte.
Me interes për hetuesit shihet fakti se më 31 Korrik 2023 ditë e hënë specialisti është telefonuar nga kolegu i tij Ergis Hidri duke e pyetur se si bëhej procedura e backup i databazës.
Referuar thënjeve kjo gjë ishtë kërkuar nga Drejtori Ervin Muça pasi donin që të kryenin ruajtjen e të dhënave në një hardisk të jashtëm.