Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë diskutohet për zjarrin e rënë në QSUT, ndërsa për të dhënë informacion në lidhje me ngjarjen është ftuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shefi i Urgjencës, Endmond Zaimi, drejtues të tjerë të spitaleve në vend.
Në fjalën e tij, shefi i urgjencës deklaroi se shërbimi i urgjencës nuk ka çaluar në asnjë moment gjatë kësaj periudhe dhe nuk e ka ndërprerë shërbimin në asnjë moment.
Ai shtoi se e vetmja pjesë që nuk funksionon është pjesa e observimit të urgjencës.
Edmond Zaimi: Nga të gjithë po thuhet që në urgjencë ra zjarri, por te ne doli tymi. Te ne nuk ka rënë zjarr dhe nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë moment.
Për shkak të dëmtimet edhe të një kabineti, urgjenca fillimisht u transferua tek “Ushtaraku”, ku ne çuam pjesë të stafit tonë për të shërbyer.
Shërbimi i urgjencës për mua nuk ka çaluar në asnjë moment. Fillimisht kemi pritur urgjencat ekstreme, derisa organizuam punën për të pritur urgjencat neurologjike, për të qenë sa më afër.