“Nuk e di nëse është mirë”/ Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjysh

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës.

 

Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga policia pasi nuk tregon ku ndodhet i mituri, i ati i të cilit ka humbur jetën një vit me pare në një aksident automobilistik.

I mituri jetonte me nenën e tij.

Nga policia thuhet se prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, për të cilin ende nuk kanë asnjë informacion.

 

Share it :