Në muajin mars të këtij viti, 2 të rinj shqiptarë në Britani të Madhe u lanë në burg nga gjykata pasi në 2023-in ishin kapur brenda fermës së kanabisit në West Lothian me vlerë 850 mijë paund.
Mediat britanik kanë bërë me dije se njëri prej tyre, 24 vjeçari Igli Duka rezulton të jetë ish-oficer i policisë së Sarandës. I riu ka pretenduar se është larguar drejt Britanisë së Madhe pasi në Shqipëri ishte shantazhuar nga një “gangster” që kishte arrestuar.
Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga paraburgimi i policies nga ku sipas tij, kishte dalë duke dhënë ryshfet.