Skema ‘5D’/ Hoxha: Nuk kemi parë gjë akoma nga Bashkia e Tiranës

0
104

Nga Julian Hoxhaj

Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike korrupsioni qe për here te pare zhduku dhe te famshin 20 përqindësh: ata i morën te gjitha për vete, nuk lanë asnjë qindarke rrugës. Po këtë intership korrupsioni ne bashkine e Tiranes duket se e kane bere te gjithë nga drejtorët e deri te specialistet e thjeshte.

Teksa ka mbrojtur drejtorët e tij të arrestuar tashmë për aferën ‘5D’, Erion Veliaj ka tentuar të relativizojë aferën, duke u shprehur se janë vetëm dy tre persona, nga mbi 11 mijë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe mbi 1 mijë tendera në vit që kryen ky institucion.

Por plug, ka hulumtuar duke zbuluar se korrupsioni është kapilar në bashki, pasi skema të ngjashme si drejtorët e ‘5D’, kanë krijuar edhe drejtues të tjerë të këtij institucioni drejtuar nga Erion Veliaj.

Këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak kanë bërë kërkesë për mbledhje urgjentë të Këshillit Bashkiak dhe kërkesë për auditim financiar në lidhje me përdorimin e buxhetit nga Erion Veliaj.

Veliaj ka tentuar të largojë edhe përgjegjësitë nga vetja për këtë aferë. Por emisioni ‘Plug’, edhe këtë të mërkurë, do të risjellë fakte të reja, se Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Eglantina Zere, nuk janë vetëm…

Faktet që do ju prezantojmë në këtë emision, tregojnë se në bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj dhe institucionet në vartësi, kultura e korrupsionit është përhapur në mënyrë kapilare në bashkinë më të madhe të vendit.

Kompani të familjarëve apo personave të lidhur me disa drejtorë të tjerë të bashkisë së Tiranës, rezultojnë gjithashtu se kanë përfituar miliona euro tendera nga institucioni që sot drejtohet nga Erion Veliaj.

Për para se t`ju prezantojmë faktet e reja, po risjellim shkurtimisht faktet e publikuara në emisionin e datës 3 prill. Plug’ tregoi se si jo vetëm Redi Molla dhe Mariglen Qato, por zbardhi fijet e aferës që të çojnë te Elvin Tivari dhe Durim Mustafa, dy ish-vartës të Redi Mollës në ujësjellësin e Tiranës.

Plug tregoi se si Durim Mustafa, pasi i shërbeu REdi Mollës dhe Mariglen Qatos si anëtar i komisionit të ofertave në bashkinë e Tiranës, në vitin 2021, bleu një kompani, e cila nisi të bënte biznes me hotel La Brisa në bashkëpronësi të Elvin Tivarit dhe Fatos Malajt, vëllait të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Kompania ABG Ndërtim e Durim Mustafës, mori dhe dy tendera të majm nga ujësjellësi i Dibrës pikërisht për bashkinë e Matit dhe nga OST e Burrelit, vlera e të cilëve shkon në mbi 5 milionë euro…

Në programin e datës 3 prill, zbuluam gjithashtu se fijet e aferës të çonin deri në kabinetin qeveritar, ku Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, i dha statusin special hotelit të REdi Mollës dhe Elvin Tivarit në Durrës, ku aksioner është dhe Gazmend Haxhia. Ky i fundit dyshohet se është një biznesmen i afërt me Mirela Kumbaron, pasi ajo në vitin 2022 e ka emëruar si pjesë të një bordi këshillimor për turizmin.

Gazmend Haxhia rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në aferën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, ku 149 mijë euro për programin EUSAIR që drejtohej nga Ilir Beqaj, ndërsa më pas pagoi 44 mijë euro restorantin Gzona, në pronësi të bashkëshortes së Ilir Beqajt.

Nga investigimi i ‘Plug’, rezulton se disa kompani të tjera, kanë përfituar miliona euro tendera nga bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj. Skema edhe në këtë rast është e njëjtë si në rastin e ‘5D’, ku vëllai, motra, apo kushëriri janë drejtorë në bashki, ndërsa familjarët e tyre krijojnë kompani e marrin tendera nga Erion Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here