Opozita kundërshtoi projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi nga foltorja e Kuvendit kritikoi qeverinë duke deklaruar se e ka kthyer Prefektin në institucion pensionistësh, ndërsa vuri në dukje se funksionimi i këtij institucioni ka pikëpyetje dhe roli i tij është bërë i papërfillshëm.

Gjithashtu, Çupi theksoi se përmes ndryshimeve ligjore qeveria synon të krijojë vende të reja pune për patronazhistët. Deputetja demokrate shkon edhe më tej kur propozon shkrirjen e Prefektit me argumentin se institucioni ka dështuar.
“Ligji vërtet nuk i jep prefektit kompetencat e nevojshme në mënyrë të plotë për të ushtruar mandatin si përfaqësues i qeverisë. Por kam një sugjerim! Mos e arnoni ligjin me kotësira të pazbatueshme, qesharake dhe antikushtetuese. Ndoshta, ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion. Është një dështim po aq i madh sa edhe kjo qeveri!”.