U rrëzua nga vinçi, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan

Ka humbur jetën në spital, Eduart Balliu, punonjës i Bashkisë së Elbasanit i cili u aksidentua mesditën e kësaj të premte.

Balliu u aksidentua në lagjen “5Maji” ku u rrëzua nga lartësia pasi u shkëput koshi i vinçit duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.

Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, dhe u nis menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share it :