Xhaferri: Nuk do i ndalim protestat! Përballja pa kompromis e vetmja alternativë

0
65

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franc Kaloshi janë 3 të rinjtë që janë në qeli pas protestës të së premtes para Bashkisë Tiranë, ndërsa mbrëmë u arrestua edhe Alfred Pëllumbi, anëtari i kryesisë së degës 2 Tiranë.

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri, shprehet se shumë protestues të tjerë janë në kërkim për mëkatin e vetëm se nuk durojnë më një kastë hajdutësh të vjedhë taksat dhe të ardhmen e tyre.

Xhaferri deklaron se arrestimet nuk do ti ndalin ata të dalin sërish të protestojnë pasi përballja  është e vetmja alternativë që ata kanë.

“Mercenarët, kamikazët dhe kriminelët të dënuar për vrasje si Ervin Zela në polici që kanë hedhur kapelet në fushatë zgjedhore me urdhër të Edi Ramës nuk na trembin, as nuk na stepin, pasi ne jemi këtu më mision të qartë, për rikthimin e ligjshmërisë në institucione dhe mbrojtjen e pluralizmit.  

Arrestimet nuk do t’i ndalin protestat tona dhe t’a keni të qartë, që ne nuk stepemi, as nuk tërhiqemi, pasi përballja është e vetmja alternativë që në kemi. 

Ne nuk do t’i tradhëtojmë misionarët dhe vellezërit tanë në asnjë rrethane, pasi në këtë luftë do jemi bashkë deri në betejën e fundit!”– shprehet ai ndër të tjera në një postim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here