Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Oxhaku”. Një automjet, autoveturë, tip Benz është përmbysur në mes të rrugës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe drejtuesi i mjetit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




