Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi ditën e djeshme nga emisioni “Report”, në Rai 3, që fliste për narkotrafikun dhe bandat shqiptare dhe për Xibrakën.
Bardhi thekson se koha kur narkotrafikantët kushtëzojnë veprimet e qeverisë, duhet të marrë fund.
Sipas Bardhit, “Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar”.