Teliti: Taksa që do mblidhet nga profesionet e lira e barazvlefshme me shumën që vodhi ‘5D’ e Veliajt

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, tha se taksa që do të mblidhet nga profesionet e lira është e barazvlefshme me shumën që kanë vjedhur drejtorët hajdutë të Bashkisë Tiranë.

Teliti tha se “30 mln euro i vodhën ato hajdutët e Erion Veliajt fap e fap, ndërsa po kaq është edhe taksa që do të arrihet të mblidhet nga profesionet e lira”.

“30 mln euro janë 0.5 % e buxhetit, pra nuk është një politikë që po ndërmerret për të mbushur arkën. Kjo taksë do e shtojë informalitetin”, shtoi ai më tej.

Ai tha se nga ky taksim do të fitojë vetëm politika qeverisëse, e cila nuk do fjalën e lirë, nuk do profesionistët, nuk do ata që mund të kenë mirëqënie të pavarur nga Qeveria.

Teliti paralajmëroi se “kjo taksë është një shtysë që do të ndikojë në migracionin e trurit”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *