Një person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në autostradën Lezhë – Tiranë.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar. Vladimir Muhja, 50 vjeç është viktima. Nga të dhënat e para thuhet se personi në fjalë ka qenë këmbësor, duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.
Po punohet për zbardhjen dhe rrethanat në ta cilat ka ndodhur ngjarja.