Gazetari Klodiani Tomorri, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar deklaratën e sotme të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tha se i kishte dhuruar SPAK-ut zyra për të punuar në kushtet e duhura.
Veliaj pritet të paraqitet të martën në SPAK, ndërsa Tomorri shkruan me ironi se nëse i bëjnë pyetje të vështira t’ju rrisë qeranë ose t’jua marrë pëersëri.
Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerezore…. “ Cit Lali.
Po te bene ndonje pyetje te veshtire te marten, rritu qirane ose merrua ndertesen prape, nxirri ne rruge te madhe.
Kryebashkiaku tha sot në një intervistë për Report TV se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që të punojnë në kushte njerëzore, sepse më parë sipas tij “punonin 5 veta në një zyrë me dosjet kapicë”.
“Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë.”, tha Veliaj.