Paralajmëruan grevë urie/ Berisha thirrje mësuesve: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe kauza juaj

0
87

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje mësuesve që të bashkohen me opozitën, pasi sipas tij luftojnë për kauza të njëjta.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se mësuesit janë më të keqpaguar në rajon dhe në Europë.

Berisha: Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.
Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria.
Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite.
Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.
Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë.
Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë.
Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.
Kauza juaj është kauzë e drejtë.
Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj.
Është kauzë e drejtë.
Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here