Nga Ylli Manjani:
Se mos vetëm Eskobari.
Ata ashtu janë të gjithë. Kukulla të lobbistëve gjithfarësh.
Pse Palmeri ç’a ishte?!
Po Kim e Lu ç’ishin?! E janë prap…
Po Antony vetë ç’është?!
I Biri i babait, miku i familjes së atij, hebreut të vetëm të rruzull që paguan protesta kundër hebrenjve.
Thjesht detyrohen të reagojnë kur i zë media në flagrancë. Se medemek nuk e dinin konfliktin e interesit të personave që emërojnë. Ata që s’lenë pisllëk të botës pa ditur… hahahahha.
Asgjë nuk ndryshon në sjelljen e tyre në raport me shqiptarët dhe çështjet e tyre. Sa të jenë aty, do ikë një Eskobar e do vijë një tjetër…
Ky ishte grupi i DASH që degjeneroi më shumë se askush tjetër më parë imazhin e Amerikës në këto zonat tona. Po me ç’kam parë, gjithandej nëpër botë.