Për rreth 7 orë parlamenti është përfshirë nga diskutime për një pikë të rendit të ditës, që në kushte normale s’do të kishte marrë kaq shumë kohë.
Bëhet fjalë për ratifikimin e një marrëveshje huaje që Bashkia Tiranë do marrë prej bankës gjermane KFW për projektin e autobusëve të gjelbër në kryeqytet.
Me zbulimin e skandaleve radhazi të Erion Veliajt dhe çetës së hajdutëve të tij, një kredi prej 50 milionë euro në llogarinë e Bashkisë Tiranë natyrisht që shton dyshimet për abuzime të tjera me fondet.
Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza ndaj Veliajt dhe modelit të tij korruptiv të drejtimit të bashkisë.
Nga ana tjetër deputetët e PS në rresht po mbrojnë marrëveshjen e huasë dhe me një siklet të lexueshëm në fytyrat e tyre vlerësojnë modelin e drejtimit të Erion Veliajt.
Në total investimi për flotën e re të autobusave dhe korsive të dedikuara pritet të shkojë rreth 110 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro do jenë kredi dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.
Me këtë kaos urban dhe ngushtim të çdo hapësire nuk dihet se ku do t’i bëjë Veliaj korsitë e dedikuara të autobusëve në Tiranë, se për të vjedhur nga ky fond është pak po e sigurt që ka për të ndodhur.
Në mos ai direkt, me siguri ata që hanë dardhë e kumbulla pas shpinës së tij e për të cilët gjoja Veliaj s’ka dijeni. ©Lapsi.al