Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji komentoi mbledhjen e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë.
I ftuar në News 24, Salianji u shpreh se kryeministri mban fjalime sa herë që është i shqetësuar.
“Edi Rama e ka treguar se nuk mban marrëveshje. Rama me fjalimet e tij thotë se përveç meje, të gjithë janë të rrezikuar. Kryeministri mban fjalime të gjata sa herë që është i shqetësuar. Unë inkurajoj dhe mbështes SPAK. Ne kërkojmë që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura“, tha deputeti.