LAJM I FUNDIT/ Atentat çiftit shqiptar në Greqi, burri humb jetën ndërsa gruaja plagoset

Një atentat mafioze ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas në afërsi të Athinës në Greqi.

Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri i moshës 32-vjeçare ka vdekur menëjherë ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa ende nuk jepen të dhëna për motivete  ngjarjes. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.

Lajmi në përditësim…

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *