Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka dhënë alarmin se arsimi është në emergjencë kombëtare, ndërsa thekson se për këtë arsye ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Xhixho thekson se tashmë është koha për llogaridhënie përballë qytetarëve.
MESAZHI I XHIXHOS
🚨Arsimi në emergjencë kombëtare, ndaj kam kërkuar interperlancë urgjente me Ministren e Arsimit. Koha për llogaridhënie përballë qytetarëve!
📌Arsimi në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Shpopullimi ka mbyllur shkolla dhe degë studimi në universitete, ndërsa bashkë me numrin e nxënësve dhe studentëve, po bie edhe numri i mësuesve. 👩🏼🏫👨🏫
📌Degët e mësuesisë janë të rrezikuara, pasi mashtrimi i qeverisë për të mbështetur me bursa studentët që regjistrohen në to do të ndikojë në rënien e mëtejshme të regjistrimeve në fillim të vitit të ri akademik.
📌Rezultatet e testeve PISA pak muaj më parë treguan dështimin e politikave arsimore dhe rënien e përgatitjes së nxënësvnë një nivel të paprecedentë. Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet e marra në shqyrtim nga PISA. Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.
Arsimi sot është në emergjencë kombëtare. Ky dështim ngarkon me përgjegjësi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë të veçantë.
Duke e konsideruar të domosdoshme marrjen e masave urgjente për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe transparencën me qytetarët për strategjinë që duhet të ndiqet për ta ringritur arsimin, kam kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Znj. Ogerta Manastirliu. 🏛️🗣️