Çollaku: Veliaj siamez i Ramës! Kryeministri përfitues i çdo qindarke të dalë nga thesari

0
70

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku ka folur për protestën e opozitës te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çollaku e quajti Erion Veliajn një lloj siamezi i Edi Ramës pasi ‘të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e kryeministrit.

Gjithashtu gazetari sulmoi edhe mediat që i hapin derën kryebashkiakut të Tiranës, duke i quajtura të blera nga Veliaj, pasi i hapin ekranin një të pandehuri që i ka plaçkitur dhjetra milionë euro të qytetarëve. Çollaku: Erion Veliaj është një lloj siamezi i Edi Ramës. Të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e Edi Ramës.

Të gjitha ato media që nuk i bëjnë opozitë radikale Erion Veliajt janë të blerë nga Erion Veliaj. Qofshin këto 90% të mediave ky është realiteti. Ato media që i hapin ekranin një të pandehuri që i ka plaçkitur dhjetra milionë euro të qytetarëve ato media janë media të blera nga taksat tona, janë të blera me koncesione, me tendera me leje ndërtimi me kulla.

Ai njeri nuk duhet lejuar të futet në bashki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here