Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka hedhur sërish një akuzë të fortë në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, përsa i përket aktivitetit të kësaj të fundit.
Sipas Metës, në SPAK ka një celulë terroriste dhe Altin Dumani është kreu i kësaj celule.
‘Absolutisht që në SPAK ka një celulë terroriste. Dhe Altin Dumani është kreu i kësaj celule. Në kuptimin e vërtetë pasi bën presion mbi gjykatat dhe tha publikisht dhe nuk e tha kot që afërmendsh që çfarë vendosim ne vendosin dhe gjykatat’, u shpreh Meta në emisionin ‘ngA Kalaja’.
Meta: Absolutisht që në SPAK ka një celulë terroriste. Dhe Altin Dumani është kreu i kësaj celule. Në kuptimin e vërtetë pasi bën presion mbi gjykatat dhe tha publikisht dhe nuk e tha kot që afërmendsh që çfarë vendosim ne vendosin dhe gjykatat. Shumë gazetarë nga këta që dalin dhe thonë jo Meta kështu dhe jo Berisha ashtu, këta janë në dosjet e ‘Metamorfozës’ janë në dosje të tjera dhe SPAK nuk i nxjerr, që numërojnë paratë e kriminelëve. Studiot janë mbushur me njerëz që janë dënuar në të gjitha kohët për mashtrua, për grabitësa, për falsifikuesa etj. në Shqipëri në Kosovë në Belgjikë.