Behar Musaku, 82 vjeç, plagosi me armë zjarri vajzën e tij, Rudina Musaku, 40 vjeç.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në lagjen “18 Tetori” në Lushnje.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. Burime bëjnë me dije se Rudina jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve. Pas plagosjes së 40-vjeçares, Behar Musaku u vetëvra me armë.