Shkullaku: Kriminelët marrin në telefon vetëm Edi Ramën dhe e mbarojnë punën!

0
121

Analisti Armand Shkullaku ka folur në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në investigimin e RAI-3.

Shkullaku u shpreh se, kriminelët marrin direkt në telefon Edi Ramën dhe të gjithë mbarojnë punë me të.

“Këtu kemi rast që ne do të vendosim, nëse do të merremi me integritetin, moralin dhe raportin mes dy individëve, apo me atë që denoncon ish-zv/kryeministri. Për mua është skandal që pret në zyrë edhe njërin nga Meksika. E dëgjove shpjegimin e Ramës dhe po të shohësh këto filmat që kanë Amerikën Latine si subjekt, kështu folin. Erdhi njëri që ka një hotel luksoz në Vlorë. Ai që ka hotelin erdhi e më takoi e më kërkoi takim se e njoh, është burrë i mirë dhe më tha; Rame kam një kushëririn tim në Meksikë, do me bë një kazino, a na pret në zyrë. Po mo vlla hajde në zyra të diskutojmë këtë punë.

Por ku ka kryeministër në botë që pret njërin nga Meksika pa e ditur se kush është. Po nuk mund të hyhet në zyrën e kryeministrit kështu. Ne nuk duhet të habitemi nga ato që thotë Arben Ahmetaj, sepse ne e dimë shumë mirë, që ky na ka dalë në dosjen e Dibrës, duke folur me disa personazhe të botës së errët në telefon. E ka pranuar vetë.

Doli dhe te Bildi. E pranoi dhe vetë dhe ka thënë, se unë flas me çdo njeri, takoj çdo njeri, më marrin në telefon. Po pse ka qëlluar se marrin vetëm këtë, dhe me këtë mbarojnë punë këta. Njëri merr resortin në Velipojë, tjetri hotelin në Dhërmi, tjetri merr tenderin e rrugës, njëri bëhet kryetar bashkie, dy-tre të tjerë bëhen deputetë dhe pastaj ne themi, nga dolën këta.

Luftar Hysa tha kam hyrë që të botonte një libër për Shqipërinë një miku im, meqë kryeministri është artist. Rama ka harru çfarë ka thënë ai tjetri të Fevziu dhe thotë të vërtetë; që ka ardhur këtu se donte licencë kazinoje, se ma solli njëri. Ky është shteti qesharak dhe bandit i jonë”, tha Shkullaku në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here