David Camerun në telashe, publikohen sakandalet te ” Panama Papers”

0
166

Duket që është rënduar pozita e kryeministrit britanik David Cameron lidhur me skandalin  “Panam Papers”. Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja për skemën përmes së cilës babai Ian i kryeministrit ka fshehur për dekada me radhë nga tatimet britanike të ardhurat e tij të mëdha si broker financiar.    Shtypi ka zbuluar se Ian Cameron, që vdiq më 2010, ka transferuar që prej vitit 1982 shuma të mëdha parash në Amerikën Qendrore, duke përdorur me dhjetëra emra ndërmjetësish nga Karaibet.   Sikleti në shtëpinë Cameron është i ndjeshëm: përballë pyetjes nëse një pjesë e pasurisë së familjes Cameron ndodhet ende nën diellin e Panamasë, zëdhënësja e kryeministrit u përpoq ta hiqte qafe çështjen duke thënë se bëhej fjalë për një “çështje familjare”, përgjigje që duket se nuk i kënaq aspak vartësit e madhërisë së saj.   Në parajsën fiskale të zbuluar nga  “Panama papers” përmendet edhe ekipi i futbollit italian Inter. Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera mes subjekteve italiane të përfshira në kompanitë offshore është edhe ekipi i Interit.   Ne fakt emri i klubit të Interit mes 11.5 milione dokumenteve të Panama Papers u përmend për herë të parë nga gazeta irlandeze Irish Times. Sipas kësaj të përditshmeje janë të përfshirë edhe shumë emra  ish lojtarësh dhe futbollistë aktual por që nuk ka asnj emër konkret.   Ndërsa një ditë më parë mes dokumenteve u lakua edhe emri i futbollistit Messi. Një tjetër subjekt i përmendur nga mediat italiane si i përfshirë në skandalin e fshehjes së parave në Parajsa fiskale, është edhe kompania e sisteme elektronike ushtarake Finmeçanica. – See more at: http://www.sot.com.al/bota/n%C3%AB-telashe-kryeministri-britanik-david-cameron#sthash.bRAo0Vuc.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here