Nesër zhvillohen zgjedhjet në Rektorat ndërsa hijet e skandalit kanë përfshirë Universitetin e Tiranës.Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.Ky skandal vjen fill pas atij ku Rektori Artan Hoxha dhe dekanja e fakultetit të Drejtësisë kishin bërë plagjiaturë në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.
Për plagjiaturën e Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes Dorina Hoxha, edhe pse situata është flagrante, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Institucionet kompetente.
Zgjedhjet janë me datë 21 qershor dhe Institucionet flenë gjumë.
Më poshtë janë tenderat që i janë dhënë Shtëpisë Botuese Morava, e cila është e dajës së Artan Hoxhës.
Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera.
Për të kuptuar më shumë nga ky skandal i radhës, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar ishte vetë Taulant Muka, i cili deklaroi se dita e nesërme është një ditë e zezë për arsimin shqiptar.
Kjo jo vetëm për faktin se konkurrojnë rektorë dhe dekanë që nuk kanë asnjë produkt shkencorë. Ne kemi nxjerrë dhe denoncuar shumë prej tyre që e kanë ngritur një karrierë mbi mashtrimin dhe plagjiaturat.
Dhe këta plagjiaturistë, sikurse ke Rektorin Artan Hoxha, zëvendësrektor ka po ashtu një plagjiaturist, se Bernard Dosti. Dekania e Juridikut gjithashtu kishte zëvendësdekan një plagjiaturistë.
Pra, këta vjedhin paratë publike për të marrë tituj që nuk i meritojnë, punësojnë njerëz të paaftë duke i bërë dëm ekonomik vendit duke mos lejuar edhe zhvillimin e tij. sigurisht, vjedhin edhe atë para publike duke ua dhënë fondet dajave apo të afërmve të tyre.Pra në këtë sens duhet një reflektim shumë i madh, pasi në kushte normale vetë kandidati duhet të kishte dhënë dorëheqje, jo më të reagonte edhe Ministria e Arsimit”, theksoi studiuesi Taulant Muka.
Edhe në rastin e Artan Hoxhës, në vendimin e Birdit Administrativ ishte vënë re që i ishte dhënë një tender 200 mijë euro një shtëpie botuese nga daja i rektorit dhe ajo që u pa nga analiza që ishte bërë, ishte fakti që daja botues kishte marrë fonde nga Universiteti i Tiranës vetëm në momentin kur nipi i tij, Artan Hoxha kishte ardhur në krye të Universiteti.