A do të jetë djali i Fredi Belerit kandidat për Bashkinë e Himarës? Ja si përgjigjet Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në A2 CNN, nuk e përjashtoi si mundësi që djali i Fredi Belerit, Petro Beleri të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e parakohshme që pritet të shpallen nga Presidenti i Republikës.

Vangjel Dule tha se vendimi do të merret në momentin e duhur dhe se askush nuk do të përjashtohet nga lista e kandidaturave.

“Qëllimi i Edi Ramës ishte që të pengonte zotin Beleri për të drejtuar Bashkinë e Himarës, për të nëpërkëmbur vullnetin e sovranit. Që në atë moment, ne dhe komuniteti jemi të gatshëm për t’i dhënë përgjigjen zotit Rama.

Do të vijë në kohën e duhur dhe do të komunikohet në mënyrën e duhur. Nuk ka një vendimmarrje, por sigurisht që në momentin e duhur do të vijë edhe vendimmarrja e duhur. Askush nuk mund të përjashtohet nga lista e kandidaturave. Kandidaturat fituese nuk mund të përjashtohen” – tha Vangjel Dule.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *