Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi sot deputetët e opozitës në Kuvend do të kërkojnë përgjigje nga Kryeministri i vendit Edi Rama se përse e ka punësuar si këshilltar të jashtëm, ish-agjentin e shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea-n, i cili ka rezultuar me lidhje të forta me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së sot, Bardhi the se ata kanë trajtuar në grup ” një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për seancën e ardhshme plenare lidhur me skandalin emërimit prej tij të një agjenti apo ish-agjenti të shërbimeve sekrete rumune që sipas hetimeve të autoritete ndërkombëtare rezulton të jetë pika lidhëse midis klaneve apo grupeve kriminale ndërshtetërore të trafikut të lëndëve narkotike si këshilltar i jashtëm i kryeministrit të Shqipërisë.
Për çfarë e ka këshilluar ish-agjenti Coldea, kryeministrin Edi Rama?! Se si lehtësohet trafiku ndërkombëtar i heroinë dhe i lëndëve narkotike?! Do të duhet që kryeministri t’u japë ëprgjigje të gjitha pyetjeve që vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit,” nënvizoi Bardhi.