Gazetari Basir Çollaku i ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv deklaroi se Shqipëria ka kriminelët më të politizuar ndonjëherë.
Çollaku tha se krimi dhe mafia vazhdojë të pushtojnë vendin ndërkohë që drejtësia hesht.
“Në gjithë jetën time profesionale nuk kam parë askund dhe asnjëherë kriminelë më të politizuar se në Shqipëri. Ne kemi këshilltarë të kryeministrit të lidhur me kartelë ndërkombëtare të drogës, Ndrangheta, Camorra, Sinaloa. Kjo është e tmerrshmë. Janë kartele që qarkullojnë kokainën në planet. Ngre Gejrmania grup pune për trafikantët shqiptarë , DEA ka një vit e gjysmë që ka hapur zyrë. CIA i bën blozë raportet kurse në Durrës nuk shoh ndonjë ngarkesë duke u sekuestruar veç tek bananet që transportojnë kokainë mes të cilëve gjendet tek tuk ndonjë banane. Ne kemi këtu call center-at dhe bastet në të zezë që punojnë non stop, 24 orë. I kanë miqtë e ministrave, deputetëve dhe kryeministrit. Nuk kam dëgjuar të na thotë Prokuroria e Posaçme se çbëhet me hetimin për Olsi Ramën.”